Vihen nën kontroll zjarri në Mirditë! Një ditë më parë u dogjën 6 hektarë pyje, shkak u bë një shkëndijë elektrike

16 Shtator 2023, 12:21| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 12:41

  • Share

Zjarri i rënë mesditën e së premtes, në masivin pyjor të fshatit Fierze të Njësisë Administrative Rubik, në Mirditë është vënë nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht.

Krahas forcave të bashkisë, operacionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar dhe ushtria.

Për shkak të terrenit të thyer malor, po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e plotë të këtij zjarri, që sipas të dhënave deri tani ka djegur rreth 6 hektarë pyll me pisha dhe bimësi.

Flakët dyshohet të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, në linjën qe ndodhet përgjatë këtij masivi pyjor, thotë prefekti i Qarkut Lezhë Gjergj Prendi.

“Zjarri ne masivin pyjor të fshatit Fierze u shfaq mesditën e së premtes dhe favorizuar nga era e fortë dhe bimësia e dendur flaket u përhapen me shpejtësi në disa drejtime”, tha Gjergj Prendi, prefekt i qarkut Lezhë.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?