Vihet në funksion Brakiterapia në Onkologjik, nis trajtimi për pacientët

30 Tetor, 09:49| Përditesimi: 30 Tetor, 09:59

  • Share

Brakiterapia në Onkologjik është vënë në funksion, ndërsa ka nisur trajtimi për pacientët.

Prej disa ditësh në Njësinë e Radioterapisë në QSUT, eksperti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Daniel Latorre, ka kryer te gjitha testimet e nevojshme për nisjen e trajtimit përmes Brakiterapisë për pacientët me tumore gjinekologjike.

“Eksperti pas testimeve ka garantuar ambientin e sigurtë për kryerjen e këtij trajtimi, konform të gjitha praktikave dhe rregullave të sigurisë dhe për rrjedhojë ka nisur edhe trajtimi për pacientët’, bënë me dije Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?