Foto ilustruese

Vihet në pranga një 50 vjeçar, pengon punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor

18 Gusht 2020, 12:46| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 19:07

  • Share

Një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijës ndaj një çifti të divorcuar, ka përfunduar në dhunë fizike.

50-vjecari  me iniciale  N.Ç banues në Belsh, në momentin që po jepej ekzekutimi i vendimit  gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij pasi  ka dashur që kujdestaria e fëmijës t’i jepej atij, duke bërë kështu të mundur pengimin e vendimit gjyqësor. Ai gjithashtu ka kundërshtuar punonjësit e policisë të cilët ishin në krye të detyrës.

Policia e Elbasanit thotë se materialet hetimore për 50-vjecarin i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale "Dhunë në familje", "Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik" si dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës ".

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?