Vihet nën hetim 50-vjeçari në Bulqizë, po gërryente me eskavator shtratin e përroit të Gjoricës

11 Nëntor 2023, 12:43| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 12:47

  • Share

Një 50-vjeçar është vënë nën hetim në Bulqizë pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator, shtratin e përroit të fshatit Gjoricë.

Policia bën me dije se në bashkëpunim me IMT Bulqizë, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ekskavatori dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve.

Procedimi në gjendje të lirë i 50-vjeçarit të identifikuar me inicialet Sh.B., banues në Tiranë, vjen në kuadër të një plani masash të marra nga policia për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?