Pas më shumë se 10 orësh vihet nën kontroll vatra e zjarrit në Krastën e Krujës e cila dogji rreth 100 hektarë pyje me pisha e bimësi të ndryshme
Zjarri u riaktivizua mesditën e sotme nga persona ende te paidentifikuar në disa pika. I favorizuar nga era e forte qe fryu gjithë pasditen e bëri të pamundur përballimin e situatës nga ana e repartit zjarrfikës të cilët deri në pasdite ishin të vetmit të angazhuar për shuarjen e flakëve.
Ishte apeli dhe pasqyrimi real i situatës nga ana jonë që beri që në ndihmë të zjarrfikësve të vinin rreth 100 ushtarë te forcave komando, një zjarrfikëse nga Durrësi dhe vullnetarë të ndryshëm përfshirë këtu edhe deputetin Denis Deliu i cili duke qene ish-ushtarak u angazhua vullnetarisht në shuarjen dhe neutralizimin e flakëve të zjarrit. Situata aktualisht është nen kontroll dhe zjarri është neutralizuar.
Lajmi kryesor:
Pas 10 orësh, vihen nën kontroll flakët në Krastë, shuhen në Lezhë! Në total digjen 160 hektarë pyje! Zjarrëfikësve iu bashkohet edhe deputeti socialist
SI.E./ReportTv.al