Sociale

Vihet në skenë komedia 'Kopraci' për të burgosurit në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë, rol kryesor të 93-vjeçari Koço Qendro

22 Qershor 2019, 22:22| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 22:28

  • Share

Për të parën herë në teatrin Andon Zako Cajupi u dha një shfaqje teatrale për 23 të burgosurit e Drenovës, për 4 gra të burgosura të Tiranës dhe familjarëve të tyre.

Në skenën e teatrit është vënë komedia "Kopraci" e dramaturgut francez Molier me rol kryesor të 93 vjeçarit Koço Qendro, i cili fali emocione tek të pranishmit në sallë.

Drejtoresha e teatrit, Zamira Kita shprehet se do të jenë gjithmonë të gatshëm për të dhënë shfaqje të tilla dhe se kjo ditë është shumë e veçante për ta pasi morën dhe dhuruan një emocion të pa përshkruar.

" Për ne ishte shumë kënaqësi që të shërbenim  të ndihmonim sadopak në argëtimin e tyre pse jo edhe në një lloj edukimi për to. Ia dolëm se shfaqja kaloi me shumë duartrokitje emocion e të qeshura. Të gjithë njerëzit që vuajnë dënimin u ndjenë të lirë dhe të kënaqur. Nuk patëm asnjë lloj incidenti përkundrazi në jemi të detyruar që të bëjmë shfaqje për ta vazhdimisht pse jo edhe numri i të burgosurve që vijnë në teatër të rritet dhe emocioni ishte i madh dhe i dyfishtë. " tha Zamira Kita.

Ndërkohë drejtori i burgut të Drenovës është shprehur shumë i emocionuar duke thënë se të dënuarit kanë nevojë për veprimtari të tilla.

" Do doja të thoja se ishte një dëshirë e aktorëve e stafit tonë e të dënuarve të cilët kanë shumë nevojë për aktivitete për shfaqje dhe për veprimtari të tjera." tha Drejtori i Burgut të Drenovës, Genci Fejzollari.

Kjo nismë e veçantë u ndërmor nga stafi i teatrit Andon Zako Çajupi dhe burgut të Drenovës.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?