Shfaqja e autorit kroat Miro Gavran që sjell dy kolosët botërorë Anton Çehov dhe Leo Tosltoi në “Çehoci i jep lamtumirën Tolstoit’ për herë të parë në “Bylis’ të Fierit, mbajti mbërthyer publikun vendas që kishte mbushur sallën e teatrit.
"Çehovi i jep lamtumirën Tolstoit" e autorit kroat Miro Gavran është shfaqur për here te pare ne teatrin "Bylis" per këtë sezon të ri teatror.
Shfaqja ka sjellë dy personazhe të famshme të letërsisë botërore, Anton Çehov dhe Leo Tolstoi, në skena dhe situata sa komike po aq edhe groteske.
Një punë regjisoriale shkëlqyer e Armando Bora, duke sjellë përmes lojës së aktorëve, plastikës interpretuese, humorit, anën komike të dy kolosëve botërorë të letrave ruse, Tolstoit dhe Çehovit, vepër e dramaturgut të njohur kroat, Miro Gavran.
Komedia është luajtur nga aktorë të teatrit Bylis Fier, Klajdi Marku, Xhoana Karaj, Miola Sitaj, Astiano Shehaj dhe Anri Celibashi, të cilët mbajtën të "mbërthyer" deri në fund publikun fierak, që kishte mbushur plot sallën e teatrit.