‘Vija e Ngjalës’, kanali ku derdhen ujërat e zeza të Fierit kalon në disa fshatra! Banorët: Ndotje alarmante, fëmijët me infeksione dhe astmë

30 Nëntor, 16:16| Përditesimi: 30 Nëntor, 16:26

  • Share

Banorët e fshatit Baltëz në Fier vuajnë prej dekadash ndotjen e ujit të kolektorit Roskovec - Hoxharë, nga mbetjet inerte, hidrokarburet dhe shkarkimi i ujërave të zeza të qytetit të Fierit, të cilat derdhen në gjithë gjatësinë kolektorit dhe përfundojnë në det.

 

Në mëngjes dhe mbrëmje ndihet era e rëndë e këtij kolektori, që njihet dhe me emrin “Vija e Ngjalës”. Ndotja ka shkaktuar probleme shëndetësore për banorët e Baltëzës.

"Fëmijët i kemi të sëmurë me infeksione lëkure dhe astmë bronkiale", thanë ata. 

Specialisti i Bordit të Kullimit Evatist Kolici ka pohuar se kolektori është pastruar 10 vite më parë në gjithë gjatësinë e tij prej 35 km, ndërsa para 5 vitesh është pastruar vetëm segmenti nga ish- fusha e mbetjeve deri në Roskovec. Pjesa e mbetur ku shtrihen disa fshatra përfshirë dhe Baltëzën nuk është pastruar, por sipas tij nuk përbën rrezik për përmbytje.

 

Ndërsa inxhinieri teknik i Ndërmarrjes Rajonale të Ujësjellës - Kanalizimeve në Fier, Artur Baxhia tha se po hartohet projekti për ndërtimin e një impianti filtrimi, i cili do të realizohet në bashkëpunim me bankën gjermane për zhvillim (KfW).

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/12/2024 00:37

    Po t'ju kerkosh llogari,te gjithe /i kane gati/ projektet ne mendje,ose ne leter,por kur vjen puna e zbatimit ne jete,eshte ceshtje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?