Kultura

'Vija nga Shqipëria e odave dhe traditave, babai ishte ushtarak i persekutuar' jeta e një shkrimtari elitë, mes zakoneve shqiptare dhe jetës europiane

25 Maj 2021, 11:52| Përditesimi: 25 Maj 2021, 12:28

  • Share

Jeta e tij ka qenë gjithmonë mes paradokseve të mëdha, rritur në një familje me rregullat protokollare të odave malësore dhe më pas në Parisin e artit dhe kulturës. Skëndër Sherifi është poeti  shumëdimensional i cili na ka bërë krenar në botën frankofone ndërsa vetëm disa muaj më parë është vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër I madh”.

Mirëpo vet jeta e tij mund të përshkruhet si një histori libri, nga përndjekja e sistemit komunist deri tek jetesa në europën e artit dhe kulturës. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” rrëfeu gjithçka mbi jetën e tij, artin dhe poezinë.

“Babai im ka qenë një officer I Zogut nga Tropoja aktuale, ka shërbyer me mbretin Zog, u burgos fatkeqësisht në kohën e Enver Hoxhës, mbasi e liruan nga burgu ka ikur në Gjakovë, ka qenë një ikje klandestine me rrezik. Iku dhe u martua me nënën time, një besimtare e madhe, ka inaguruar teqen e vet në Shkodër” tha ai.

Ndërsa tregon për jetën në Tropojë me babin ushtarak, rrëfen për ritet e traditat me të cilat u rrit dhe e shoqëruan gjatë gjithë jetës pavarësisht kulturës me të cilën u has gjatë jetës së tij.

”Babai im ishte një ushtarak rigoroz i cili jepte vetëm urdhra dhe duhej ti zbatoje. Më fuste në odë, në ato odat e malësisë që i praktikonin ata nëpër kulla. Burrat u mblidhnin nëpër sofra, gratë vinin vetëm për të shërbyer dhe u largonin në kuzhinë. Kishte në kod bisedimi, një kod i uljeve, një kod i duhanit, i rakisë me rregulla protokollare’’ u shpreh ai.

Por nga rritja në odat tradicinale shqiptare me rite e tradita largohet në Paris për të takuar pothuajse një pjesë të mirë të Parisit elitarë.

"Vija nga shqipëria e veriut e odave e diktuar nga  familja ime, duhej ti zbatoja rregullat. Nuk mund ti thojë babait dhe familjes jo por kur dilja nga shtëpia ti ishe në Europë, ishe në Bruksel ishe në rrymat e perëndimit, prej Brukselit më thërret Pier Seger, botuesi I madh I poezië, gruaja e tij është një multimilionere. Unë kam jetuar me ta 15 vite, me shkëputje Bruksel-Paris dhe më kanë takuar me gjithë Parisin elitar” përfundoi ai.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?