Vijat e bardha ‘inekzistente’ për shoferët! Rrugorja i 'kap mat' Report Tv sjell pamjet, ja si rrezikojnë përditë këmbësorët në rrugët e kryeqytetit! Gjobiten deri në 7 mijë lekë

1 Prill 2022, 17:01| Përditesimi: 1 Prill 2022, 17:38

  • Share

Vijat e bardha janë bërë tashmë “inekzistente” për shoferët e automjeteve në kryeqytetin e Tiranës dhe nuk mjaftojnë për t’i sinjalizuar që duhet të ndalojnë për të kaluar këmbësorët.

Nga një vëzhgim i bërë nga “Report TV” shihet këmbësorët të cilët kalojnë mes makinave, shumë herë edhe me vrap, pasi asnjë automjet nuk ndalon për t'i dhënë atyre mundësi të kalojnë, duke u bërë shkak për aksidente. 

Në njërën prej videove të siguruara nga aksioni i policisë Rrugore për ndëshkimin e shoferëve të pabindur, një nënë dhe vajza e saj e vogël duke vënë në rrezik jetën e tyre, kalojnë mes makinave që as nuk ngadalësojnë shpejtësinë në vizat e bardha.

Policia Rrugore ka ndëshkuar shoferët me gjoba nga 2 mijë deri në 7 mijë lekë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Europa: 02/04/2022 15:01

    Ketu me Shqiperi arroganca e shume shoferave eshte aq e forte sa vetem me dru marrin vesh. Edhe injoranca e ca kembesoreve eshte. Po asnjehere nuk krahasohet me arrogancen dhe fshatarllekun e shume shoferave (patentat me leke nuk diskutohet)

    Përgjigju
  • Besi: 01/04/2022 23:47

    po skemi kultur te gjithe as kemi per te patur ndonjeher !! rac e qelbur

    Përgjigju
  • Tarrasi: 01/04/2022 19:04

    Nuk vihen vijat e bardha vend e pa vend . Në rrugë kryesore vendoset senafor .

    Përgjigju
  • denad: 01/04/2022 18:32

    Te kalosh te vizat e bardha eshte kulture, te ndalosh mjetin dhe ti japesh perparesi kembesorit eshte nje gje e ralle ne Shqiperi. Te aksidentosh nje kembesor te vizat e bardha duhet te denohesh rende... Kur nje kembesor kalon me te kuqe drejtusi i mjetit nuk duhet te denohet se vetem keshtu do disiplinohen shpellaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?