Festimet e shqiptarëve në Londër dhe gazetari Mark Steyn

Sociale

‘Vijnë këtu me rrobat e trupit dhe ngasin Lamborghini’, gazetari britanik ‘shpërthen’ ndaj shqiptarëve në Britani: E kanë shndërruar si Tiranën e tyre (VIDEO)

30 Nëntor 2022, 15:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:41

  • Share

BRITANI E MADHE- Shqiptarët në Britaninë e Madhe janë ende tematika më e “nxehtë” për Mbretërinë e Bashkuar. Një klimë disi “raciste” ka ardhur së fundmi nga zyrtarët britanikë por edhe nga përfaqësues të mediave duke i cilësuar emigrantët shqiptarë si refugjatë.

E së fundmi një deklaratë që ka habitur jo pak ka qenë edhe ajo e komedianit britanik, Mark Steyn i cili ka folur ashpër për emigrantët shqiptarë. Në një emision që ky i fundit moderon, komediani i dedikoi mesazhin ndaj shqiptarëve me një monolog të gjatë, për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj tyre.

“Sipas Home Office, e unë mendoj se nuk janë vlerat e sakta, 2% e meshkujve shqiptarë janë në Angli sepse mesa duket nuk ka mjaftueshëm shqiptarë. Edhe nëse janë punësuar si figurantë në filmin e Liam Nelson në "Taken 27".

Këta po ngisnin 'Mercedes', ja shikojeni. Meqë ra fjala ky është flamuri shqiptar se do e shihni shumë shpesh. Ja dhe Policia i ndihmon dhe i mbyll urat. Ja edhe po udhëtojnë me 'Porche'. Po i përdorin për të bërë drifte. Është qejf, ta bësh në 'Lamborgini'”, shprehet ai.

E kjo revoltë e tij lidhet me festimet e shqiptarëve në Britani për festat e nëntorit ku të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën në Britani për të ndarë gëzimin e tyre duke mos iu bindur as policisë.

Gazetari shpjegon në monologun e tij sesi policia Britanike përveçse ka dështuar në një sërë çështjesh të tjera po dështon edhe përballë shqiptarëve të cilët e kanë kthyer Londrën si ‘Tiranën’ e tyre të vogël.

“Dje teksa po udhëtoja teksa po kaloja në ‘Tiranën e re” të Metorpolitanëve, policët mbyllën urën mbrapa meje dhe kur i pyetëm se pse na thanë: Sepse shqiptarët janë duke bërë driftet e tyre, në urë dhe kanë bllokuar gjithë trafikun. Pra zgjidhja e pavlerë ishte të mbyllnin gjithë urën që shqiptarët të kënaqeshin duke bërë driftet me makinat e tyre.

Policët në Britani janë të paaftë të kontrollojnë rendin, të paaftë për të vënë rregull dhe tani e dimë që janë të paaftë edhe të kontrollojnë trafikun. Kush e kontrollon trafikun publik? Epo mbrëmë, shqiptarët e “komanduan” gjithë trafikun.”- tha komediani.

Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të ‘La Manshit’. Ka qenë ministrja e Brendshme, britanike, Suella Braverman ajo e cila ka etiketuar shumicën e emigrantëve shqiptarë si ‘kriminelë’. Kjo ka nxitur reagimin e madh nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe, të cilët organizuan edhe protestë të madhe në Londër, ku kërkuan që Braverman t’u kërkonte ndjesë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 30/11/2022 19:06

    Një çenef gazetataruc, një bërllog si ky fyen shtetin e së drejtes,! Fyen ata që këtij "Çenefi " ia pastrojn çenefin e ky i paguan në të ZEZË!! Një MASKARAD, që bëjnë popullizem me Shqitaret , se me të tjerët nuk guxoojn!????

    Përgjigju
  • friks: 30/11/2022 19:02

    shqiptaret problem ne vitet 500, problem ne vitet 900, problem ne vitet 2000, problem ne vitet 3000

    Përgjigju
  • VANI: 30/11/2022 18:23

    EEE NUK JANE SI PUNA JUAJ QE LUAJNE BIXHOZ DHE NENEN E MOTREN E VET......PEACE OUT

    Përgjigju
    • Artan: 30/11/2022 19:18

      Ore qe ka te drejte ka drejte. Puna eshte qe menyra se si e tregon e ben akoma me bloze imazhin e shqiptarve. Plus qe dhe keta shqipet ta marrin pak me shtruar se ne vend te huaj jane ! Intoleranca eshte e thjeshte te krijohet. Te njetin problem e ka vuajtur komuniteti shqiptar ne italia dhe greqi per faj te disa halabakve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?