Dërgohen 5 respiratorë te Sanatoriumi, Manastirliu: Presim edhe 99, po rrisim kapacitetet

2 Prill 2020, 15:21| Përditesimi: 2 Prill 2020, 16:58

  • Share

TIRANË-Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, 5 copë për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19, të cilët janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si Sanatoriumi që është i dyti pas Infektivit në gatishmëri për të pritur të prekurit me koronavirus. Ndërkohë që pritet që të vijnë edhe 99 respiratorë të tjerë.

Sot kemi një lajm të mirë. Nga financimi i qeverisë shqiptare dhe kontrata e lidhur tashmë kanë ardhur dhe janë vendosur sasia e parë prej 5 respiratorësh të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ndërkohë që priten të lëvrohen edhe pjesa tjetër. Në total kemi 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë e kështu me radhë, sipas porosive” u shpreh Manastirliu, teksa një lajm të tillë e paralajmëroi ditën e hënë në Report Tv. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu komunikoi me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, ku sipas saj janë dyfishuar kapacitetet me respiratorë.

Dr. Alma Cami, shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe stafi i mjekëve dhe infermierëve u shprehën se “Ishte më se e nevojshme kjo mbështetje, do të jetë në shpëtim të jetës së qytetarëve dhe në shërimin e tyre natyrisht. Ne do të jemi suporti i spitalit infektiv, të cilët janë të parët dhe kanë dhënë kontribut maksimal. Ne jemi mbështetje sekondare për zgjidhjen e rasteve që do të vinë. Do të bëjmë më të mirën e mundshme”, u shpreh dr. Cami nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Aktualisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohet një paciente e prekur nga COVID-19 nga Lezha, e cila kreu një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa në spitalin Infektiv po trajtohen 81 pacientë me COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?