Kronikë

Vijojnë zhvarrimet e ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës

29 Maj 2018, 21:01| Përditesimi: 29 Maj 2018, 21:08

  • Share

Vijojnë zhvarrimet dhe identifikimet e varreve të ushtarëve grek në Dragot të Tepelenës. Jane zbuluar 340 varre në  parcelën e hapur në janar të këtij viti ndërsa mendohet se janë varrosur rreth 840 ushtar.

Parcela e Dragotit do te sherbeje si vend depozitimi për eshtrat e ushtareve greke në zonën e Tepelenës dhe Permetit. Në lidhje me gërmimet për kërkimin e eshtrave të ushtarëve ka pasur shumë polemika, madje edhe protesta ku kundërshtohej një kërkim i till.

Megjithatë gërmimet kanë vazhduar dhe për gjatë gjithë kohës punëtoret të cilët po merren me zhvarrosjen dhe kërkimin janë të shoqëruar nga policia dhe personeli i konsullatës greke në Gjirokastër.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrefi: 08/06/2018 09:05

    Vazhdojne xhirimet per variantin e ri te filmit "Gjenerali i ushtrise se vdekur"

    Përgjigju
  • Fr: 30/05/2018 02:50

    Nuk ka gje te keqe qe ti zhvarrosin dhe ti marin ne greqi.. por kujdes se mos e bejne varreze dhe ngren monument kjo nuk mund te lejohet po vun bust apo ku di une dhe vin per vit per perkujtimore.. e deklaroj qe do vi ta thyej em qe kam besim te cunat e tepelenes per patriotizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?