Keqpërdorimi dhe shkatërrimi i biçikletës 'Mobike'

Kronikë

Vijojnë aktet e vandalizmit ndaj biçikletave ‘Mobike’ në Tiranë

20 Korrik 2018, 16:59| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 23:10

  • Share

Rastet e vandalizimit të biçikletave 'Mobike' në Tiranë vijojnë.  Një tjetër imazh është fiksuar në zonën e Laprakës ku shihet mjeti i varur në një nga shtyllat me emrat e rrugëve. Kjo nuk është hera e parë që njerëz të papërgjegjshëm kryejnë akte të tilla vandale, as rasti i parë i keqpërdorimit të biçikletave ‘Mobike‘.

Po të kujtojmë rastin e një dite më parë ku një mjet 'Mobike' u gjend i hedhur në një kazan mbeturinash e ndërsa rasti tjetër ishte ai i adoleshentit që u filmua teksa shkatërronte mjetin.  

Biçikletat 'Mobike' u sollën në kryeqytet falë një marrëveshje mes  kryebashkiakut Veliaj dhe drejtorit të 'Mobike', Massimiliano Rubin e cila u nënshkrua në Ditën Ndërkombëtare të Biçikletave.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?