Ervin Salianji

Politikë

Vijojnë akuzat, PD pyet ministrin Bushati: Sa herë je takuar me Bajrot?

28 Tetor 2018, 22:32| Përditesimi: 28 Tetor 2018, 22:34

  • Share

Opozita u është rikthyer akuzave ndaj shumicës për lidhje me grupin e Bajrajve në Shkodër. Deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një statusi në rrjetet sociale kërkon që ministri Bushati t’u japë përgjigje disa pyetjeve në lidhje me këtë grup kriminal.

Shqipëria dhe e ardhmja e saj rrënohet e shkatërrohet kur qeveria bashkëpunon me krimin dhe bandat; kur sovranitetin në territor nuk e kanë më institucionet, por banditët.

Ministri i Jashtëm ende nuk i është përgjigjur pyetjeve të opozitës:

– Sa herë është takuar me Bajrot?

– Sa herë i ka përdorur për të kërcënuar përfaqësues dhe votues të opozitës?

-Sa territor ka mbuluar banda në zgjedhje duke bërë vota për Partinë Socialiste me “mënyrën e tyre”?

– Sa herë i ka çuar “selam” në emër të Ramës?

– Cili është komunikimi i fundit i tij me Bajrot dhe për cilat arsye ka komunikuar me ta?

- A ka dijeni ministri Bushati se cili ishte “shefi i madh në Tiranë” në përgjimet e bandës? Shefi që do i zgjidhte bandës problemet me ligjin?

Ervin Salianji

Dje u arrestua në Spanjë "truri" i grupit kriminal Bajri të Shkodrës, Enver Bajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit organizoi një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë mbrëmjen e 21 shtatorit, duke vënë në pranga 9 anëtarë të grupit kriminal "Bajri", ndërsa dy të tjerë, përfshirë edhe Behar Bajrin, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten vetëm 15 vjeçe, Fabiola Bajri, u arrestuan në Holandë.

Më konkretisht, në prangat ranë Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë, Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë, Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër, Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër, Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë, Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër, Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë, Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Komento

Komente

  • Emigranti: 29/10/2018 06:59

    I mbaroi pushimet romeo I grides!-dhe tani si kone e saliut filloo te lehi perseri!.

    Përgjigju
  • 4444: 28/10/2018 23:36

    zgjohu ps

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?