Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Vijojnë arrestimet në Rinas, prangosen dy efektivë, policia: Janë pjesë e grupeve kriminale

29 Shtator 2018, 10:01| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 10:09

  • Share

RINAS-Dy punonjës policie janë arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata janë Almir Doda 42 vjeç dhe Edmond Llaçini 34 vjeç, të dy nga Tirana.

Sipas policisë, arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa akuzohen për "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në datë 21 shtator në Rinas u arrestua edhe Brunilda Duda, me detyrë kontrollore në Komisariatin e Policisë Kufitare dhe Emigracionit Rinas, pasi dyshohet se lejoi që të futeshin në Shqipëri në mënyrë antiligjore 7 turq.

Komento

Komente

  • SHCBA: 29/09/2018 13:42

    Te arrestoje koken e kesaj bande kriminale, ish shefin e tyre Ermal Milori. Perse e lene dosjen e tij te zere pluhur kot, aty i ka te gjitha ky pijanec progonati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?