Vijojnë denoncimet e qyterarëve për mungesën e ilaceve antitumorale me të cilën përballen pacientët e sëmurë në spitalin e Onkologjikut.Të detyruar dhe pa asnjë zgjidhje familjarët i drejtohen farmacive private për të blerë ilacet të cilat duhej të ofroheshin në spitalin shtetëror.
Avokatja Uarda (Albunesa) Gjekaj ka bërë publike historinë e saj si vajza e "një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjekësor"
Ajo tregon se kur shkonte tek dhoma e mjekes Alketa Pere i thoshte se nuk kishin flakonë dhe detyrohej të blinte në farmaci private 1500 euro copa. Mjekja Alketa Pere është një nga 7 mjekët dhe bashkëpunëtorët e Onkologjikut që akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.
Postimi i plote
Ishin vitet 2011-2013...
Ai u diagnostikua me tumor akut në pankreas....
Ndodhesha te QSUT në Tiranë. Mjekja na i komunikoi me një ftohtësi befasuese diagnozën.
Atë ditë, gusht 2011, bota mu shëmb bashkë me çdo andërr në sirtar. I dhanë veç 3 muaj jetë dhe na thanë ta nxirrnim nga spitali, nuk kishte ma asnjë shpresë….
Mbaj mend si sot, zbrita shkallët e atij spitali, u ulu në katin e parë, zura një qoshe dhe me kokë godisja me sa kisha fuqi murin. Si do ia thoja atij të vertetën
Aty bëra mëkatin e parë njerëzor, vura Zotin në dyshim dhe e akuzova që më kishte kthy shpinën...
Pas disa muajsh filloi trajtimi me kimio në QSUT. çdo javë ishte një luftë me sistemin mjeksor.
Ai priste në dhomë I pafuqishëm flakonin e kemios, si shpresa e tij e fundit dhe une nuk mund të dështoja…Nuk më lejohej kurrsesi.
I buzëqeshja me shpirt ndër dhëmbë dhe I thoja: “Mos mbaj merak, sot do e na japin flakonin”.
Dilja nga dhoma e mbipopulluar e onkologjikut dhe shkoja tek dhoma e mjekes “Alketa Pere”. E si mund ta harroj kete emer….- ”Nuk ka flakon sot, me vjen keq. Provo ta blesh në farmaci!” (një flakon në javë kushtonte 1500 euro)
Betohem në Zot, nëse do isha burrë do ia vija duart në fyt derisa t’ia merrja edhe frymën e fundit. Por më kujtohej që ai me priste lart, me sy nga dera që unë të kthehesha me flakon në dorë.
Ato muaj më kthyen në përbindësh në koridoret e qelbura të atij onkologjiku. ëngjëllin brenda meje e ruaja vetëm për atë që më kërkonte edhe një ditë më shumë…..Por ç’mund të bëja unë, veçse ti përgjërohesha Zotit
Sot teksa lexova skandalin e onkologjikut mu rikthy dhimbja dhe pafuqia si e bija e një të dënuari me vdekje në atë spital, ku një I sëmurë terminal ishte një objekt për me nxjerrë ma shumë lekë stafi mjeksor. Ai “objekt ” per ata, ishte qëndra e botës per mua, im atë.
Se dija që ai ferr vazhdonte akoma sot….
Mjeksia është profesion shumë i rëndësishëm e unë përulem përpara çdo mjeku profesionist dhe human, por ama për ata të paudhë që fatkeqësinë e tjetrit e kthejnë në biznes nuk kam mëshirë.
Paçin mëshirën e Zotit se unë s’ia bëj hallall kurrë, as në këtë jetë, as në tjetrën!
TE ARRESTOHET KJO MJEKE E DEGJENERUAR...
PërgjigjuKeto gjera i bejne shqiptaret mos besues te ky vend prndaj duan te ikin edhe ato qe jane mire nga gjendia ekonomike