Vetëm në 2022 u paguan para për 20 mijë e 172 shërbime të pa-kryera të Check-up. Kjo gjetje e Kontrollit të lartë të shtetit shkaktoi debate të forta në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi.
Audituesja e KLSH Brunilda Zenelaj tha se për të shmangur pikërisht këtë, KLSH ka sugjeruar rishikimin e kontratës për pagesat në këtë koncesion.
Brunilda Zenelaj: Për vitin 2022, të evidentuara në raportin e KLSH në vitin 2023, 20172 raste të pakryera shërbimesh të Check-up, që janë paguar paratë.
Plarent Ndreca: Kontrata ka fuqinë e ligjit, kështu që kjo tregon përse është paguar…
Është konsideruar nga ju si dëm ekonomik rastet e paguara për shërbimet e pakryera?
Zenelaj: Likuidimi është bërë për një shërbim të pabërë, ligji për kontabilitetin e ka këtë.
Vokshi-Ndrecës: Të mbrosh të pambrojtshmen vetëm ju mund ta bëni.
Audituesja: Ne kemi rekomanduar rishikim kontrate, rekomandim qe s’është marr parasysh, nuk mund të themi mos zbato kushtet e kontratës, por nuk mund ta linim pa evidentuar si problematikë, sepse ka ligje të tjera që detyrojë që pagesat të bëhen kur ka shërbim
Debat pati edhe për efektivitetin e koncesionit të Check-Up.
'Pavarësisht shtimit të numrit të analizave check up në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021: - sëmundjet kronike janë shtuar me 8,603 raste', u shpreh audituesja Brunilda Zenelaj.
Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi është në fazë dëgjesash për dy koncesione, atë të Check-up dhe sterilizimit ndërsa po ecën me hapa të ngadalta për premtimin e opozitës se fakte të reja do të dalin në dritë. Afati i përfundimit të këtij komisioni është fundi i korrikut, kur edhe deputetët marrin pushimet.
SHENDETSI+++SPITALE==KRIM-VRASJE-VJEDHJE...DOKTORE HAJDUTE JU VRAFTE ZOTI NE GJUME....
Përgjigju