Vijojnë festimet për vitin 2023 në sheshin Skëndërbej! S’mungojnë fotot te pema! Qytetarët: Përsheshi me gjel deti nuk i mungoi tavolinës

1 Janar 2023, 12:35| Përditesimi: 1 Janar 2023, 15:24

  • Share

TIRANË - Report Tv iu bashkua festës së mëngjesit të parë për vitin 2023 në sheshin Skënderbej. Fëmijët janë ata që gëzojnë më shumë mbërritjen e vitit të ri.

Qytetarët thanë se përsheshi me gjel deti nuk i mungoi tavolinës në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Veç tryezës tradicionale, shqiptarët duket se e ruajnë edhe traditën e takimeve me të afërmit e tyre në ditët e para të vitit të 2023.

Edhe turistë të huaj duket se kanë zgjedhur Tiranën për të festuar mbrëmjen ndërrimit të viteve.

“Gëzuar Shqipëri. Këtu është shumë bukur”, tha turistja kroate.

Lajmi i mirë në këtë mëngjes të parë të vitit 2023 është fakti se pas orës 12:00 nuk janë shënuar aksidente apo problematika të tjera me rendin e sigurinë. Sipas Policisë, 19 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga fishekzjarret, 12 në Tiranë dhe 1 në Pogradec, 4 në Vlorë dhe 2 në Fier.

Sheshi Skënderbej ishte i tejmbushur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, e cila përtej koncertit në shesh kulmoi me spektaklin e krijuar nga fishekzjarrët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?