TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është në ditët e saj më të mira, pasi shumë figura të njohura po largohet, kur nga ndajnë pak muaj para zgjedhjeve. Mesa duket qëllimi i socialistëve është që të rikthejnë ish-eksponentët e LSI në PS.
Ditën e sotme avokati dhe biznesmeni Esmerald Xhafa, një nga drejtuesit kryesor të LSI-së në qarkun Korçë, por edhe aktivist ka vendosur të largohet nga partia e Kryemadhit.
Kujtojmë se disa ditë më parë ish-ministri i Drejtësisë në kohën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço braktisi “shtëpinë e tij” dhe iu bashkua PS, ndërsa pohoi se do të kandidojë i pesti për deputet në qarkun e Beratit.
Më herët edhe ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha vendosi t’i bashkohet Partisë Socialiste. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendëshëm Bledi Çuçi, i cili shkruajti “LSI po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”./Lexo
LSI si panxhar Maliqi do behet mellaze per Dunavec atje ku derdhwn ujrat e zeza te Korces
PërgjigjuNuk e besoj se ata qe i jane bashkuar LSI-se me heret kane patur ndonje ideal per ta bere kete vend me mire duke pare se kush ishte ne krye te saj. Te gjithe i jane bashkuar per interesin e ngushte personal dhe shpesh kane perfituar padrejtesisht duke futur duart ne xhepat e qytetareve. Ndaj keto kthime te ketyre njerezve nuk entuziazmojne hiç, behen per te njejtat arsye, por e rendesishme eshte te shkrihet partia e hajduteve.
Përgjigju