Raphael Varane

Sport

Vijojnë 'firot' te Franca, Varane largohet nga kombëtarja e 'Gjelave'

2 Shkurt 2023, 13:20
  • Share

Raphael Varane ka vendosut t'i japë fund aventurës me kombëtaren e Francës, duke u tërhequr nga futbolli ndërkombëtar në moshën 29-vjeçare. Mbrojtësi i Manchester United pritet të zyrtarizojë largimin, me Le Parisien që i ka paraprirë lajmit.

Kampion bote në 2018 me Francën, Varane ka luajtur në 93 ndeshje me "Gjelat" duke qenë një pikë e fortë në qendrën e mbrojtjes së francezëve. Mbrojtësi ishte pjesë e ekipit në "Katar 2022", teksa shkoi deri në finalen e humbur me Argjentinën.

Kujtojmë se pas Botërorit të vitit të shkuar, Franca humbi Karim Benzema, Hugo Lloris dhe Seve Mandanda, të cilët u larguan nga futbolli ndërkombëtar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?