Vijojnë gërmimet arkeologjike për zbulimin e rrënojave të Termës së periudhës Romake në Rrasë të Belshit

2 Korrik 2022, 10:46| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 10:57

  • Share

BELSH- Përgjatë këtyre ditëve arkeologët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po vijojnë gërmimet arkeologjike në monumentin e Termës Romake të Belshit, duke hulumtuar dhe dokumentuar çdo fazë ndërtimore të këtij objekti. Nga gërmimet intensive përgjatë kësaj periudhe, është arritur të zbulohet material i shumtë arkeologjik i cili ndihmon në datimin e saktë të objektit si dhe në përcaktimin e kufijve kronologjikë kohorë të përdorimit të saj. 

Materiali arkeologjik i zbuluar lidhet me objekte qeramike të përdorimit të përditshëm, fragmente enësh luksi si dhe monedha bronzi. Monedhat dhe qeramika janë në proces pastrimi, Shek.IV pas erës sonë është fundi i periudhës romake. Gjithashtu, është zbuluar konteksti arkeologjik i cili dokumenton më së miri fazën e fundit të banimit të këtij monumenti, i cili nga datimi i materialit arkeologjik rezulton në fundin e shek. IV pas erës sonë.

Këto zbulime po ndihmojnë arkeologët të kujtojnë dhe interpretojnë më qartë këtë monument. Paralelisht me procesin e gërmimit arkeologjik, po vijon puna për studimin e materialit arkeologjik të zbuluar dhe hartimin e projektit të restaurimit të monumentit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?