Besmir Qibini

Kronikë

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, Besmir Qibini rikthehet në krye të Policisë Rrugore të Tiranës

14 Nëntor 2021, 11:15| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 11:31

  • Share

Emërimi i Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit, ka bërë që prej javësh të ketë ndryshime në drejtoritë e policisë së qarqeve. Këtyre ndryshimeve nuk u ka shpëtuar as Tirana, ku ndryshimi më i fundit është ai i bërë në Policinë Rrugore. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema mëson se në krye të Policisë Rrugore në Tiranë është rikthyer Besmir Qibini, i cili e ka mbajtur këtë post më herët në vitet 2014-2015.

Më parë shefi i qarkullimit rrugor Tiranë, ishte Erion Ahmeti i cili është emërua në sektorin e sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.  

Më 18 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bëri ndryshime të drejtuesve të strukturave vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit. Ndryshimet kanë ndodhur thuajse në çdo qark, përveç Beratit. Këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?