Pamje nga porti i Latakias ne Siri, 'objektivi' i Izraelit

Vijojnë përplasjet në Lindjen e mesme, Izraeli ‘ndez’ sulmet ajrore ndaj portit të Sirisë, partnerit strategjik të Iranit

28 Dhjetor 2021, 03:21| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 03:30

  • Share

Një raportim nga Sputnik ka njoftuar rreth nje sulmi të dyshuar ajror të incinuar nga Izraeli kundrejtë Sirisë. Sulmet nga Izraeli vijnë në një moment kur kanë marrë shumë paralajmërime nga Irani për një sulm të mundshëm me armë bërthamore.

Mbrojtja ajrore e Sirisë po zmbraps një sulm të supozuar ajror izraelit që synon portin e Latakias, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve e vendit SANA. Sipas raporteve nga zona, me fotot e shpërndara në internet, disa shpërthime të mëdha dhe zjarre u vunë re në vendin e sulmit. Disa dëshmitarë dyshohet se kanë dëgjuar raketat që fluturonin mbi zonë. Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë një shpërthim të madh pas një shpërthimi të vogël, dyshohet se është shkaktuar nga një goditje raketore.

A ishte ky sulm një kundërpërgjigje e të gjitha provokimeve? A ka marrë Izreali ‘dritën jeshile’ nga SHBA dhe ka hapur zjarr? Sa i favorshëm është një tjetër hapje zjarri në Lindjen e Mesme me të gjitha zhvillimet e krizave në arenën ndërkombëtare?

 Në një komunikatë zyrtare Ministri i Jashtëm Yair Lapid Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të parlamentit izraelit u shpreh se Izraeli ishte i gatshëm të luftonte i vetëm ndaj programit bërthamor të Iranit.

Edhe pse i tërthortë, sulmi i Izraelit është strategjik, siç janë edhe marrëdhëniet e Iranit me Sirinë. Siria bashkëpunon me Iranin në dërgimin e armëve për grupet palestineze si rrjedhojë ka logjikë dhe një lloj taktike në sulmin e dyshuar nga Izraeli si kundërpërgjigje e kërcënimeve të Iranit. 

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 28/12/2021 09:42

    Keta jane terroriste Izraeli , ngelen akoma duke u qare per krimet e luftes se dyte biterore kurse ne fakt po vret e pret pa limit me mbeshtetjen e Amerikes dhe asnje nuk ben dicka per keto masakra por do ti vij ora dhe atyre plerave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?