Rodrigo Hernandez Cascante, Vinicius dhe Vincent Garcia

Vijojnë polemikat për 'Topin e Artë', France Football: Bellingham dhe Carvajal i hoqën pikë Viniciusit

29 Tetor, 12:42| Përditesimi: 29 Tetor, 12:45

  • Share

Rodri apo Vinicius? Kjo dilemë mori fund dje në mbrëmje me mesfushorin e Man. Cityt që fitoi "Topin e Artë" 2024. Edhe pse u tha se askush nuk do njoftohej, Real Madrid e dinte diçka të tillë që mesditën e së hënës, duke anuluar çdo fluturim për të marrë pjesë në ceremoninë e Parisit.

Polemikat vijojnë dhe këtyre u është përgjigjur edhe Vincent Garcia, kryeredaktori i France Football që është përgjegjës për çmimin, që në fund votohet nga 100 gazetarë sportiv nga gjithë bota dhe një juri e përzgjedhur.

"Me sa duket, Vinicius me siguri ka vuajtur nga prania e Bellingham dhe Carvajal në top 5, sepse matematikisht, kjo i hoqi disa pikë. Kjo gjithashtu përmbledh sezonin e Real Madridit, që kishin midis tre dhe katër lojtarë që juritë i ndanë vendimet e tyre për ta, gjë që përfitoi Rodri”, shpjegoi Vincent Garcia.

Lidhur me atë bisedë pas së cilës Real Madrid e kuptoi se Vinicius nuk e kishte fituar Topin e Artë, ai tregon: “Kam pasur shumë presion nga Real Madridi por, siç ndodh me klubet e tjera, kam qenë gjithmonë i qartë, i drejtë por qetësia ime duket se i ka bërë të mendojnë se Vini nuk e ka fituar. Unë u befasova shumë nga mungesa e tyre”.

Për këtë arsye ai shpreh keqardhjen që klubi madrilen flet për mashtrim.

“Ne ishim shumë të qartë me ta dhe me të gjitha klubet e tjera. Këtë vit fituesi dhe fituesit nuk do të njoftoheshin. Mendova se të gjithë kishin pranuar deri në minutën e fundit. Nuk e di pse, ata donin të ndryshonin rregullin . Kur Real Madridi mori vendimin e tyre, nuk jam i sigurt se kishte ndonjë zhgënjim”, tha Garcia.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?