Foto ilustruese

Vijojnë protestat në Francë kundër projektligjit mbi sigurinë

16 Dhjetor 2020, 09:56| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 10:00

  • Share

Qytetarët franceze janë ngritur sërish në protestë kundër projektligjit mbi sigurinë, pavarësisht deklaratave të qeverisë se neni 24 do të rishikohet.

Gjatë protestës së mbrëmshme në Nantë ajo detyrua të përdorte gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Qytetarët francezë vijojnë të protestojnë prej javësh kundër një projekt ligji mbi sigurinë, i cili parashikon që të mos publikohen imazhe të policëve. Projektligji parashikonte që filmimi i policëve të kthehej në një vepër penale.

Shoqëria civile, gazetarët por edhe qytetarët e kundërshtojnë një nismë të tillë duke protestuar herë pas here në qytetet franceze.

Protestat u rritën ndjeshëm pasi policia dhunoi një producent me ngjyrë, pamjet e të cilës u shpërndanë në mediat sociale dhe shkaktuan një reagim të madh në popull dhe klasën politike vendase.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?