Rruga e Komanit që lidh dy hidrocentrale dhe do i shërbejë gjithashtu zhvillimit të turizmit në këtë zonë, po vijon me ritme të larta.
Gjithashtu ky aks 31 kilometra do rrisë edhe sigurinë rrugore, do lehtësojë qarkullimin e mjeteve dhe shkurtojë kohën e qytetarëve dhe udhëtarëve, që shprehen të kënaqur nga ky investim i ri pas kaq vitesh në këtë zonë të thellë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në rrjetin Facebook me punime nga ky segment dhe reagime të qytetarëve të ndryshëm, banorë të zonës.
“MIRËMËNGJES! Dhe me disa opinione qytetarësh nga kantieri i Rrugës së Komanit, një aks 31 km që lidh dy hidrocentralet, duke rritur sigurinë e qarkullimit, si edhe duke i dhënë një hov të ri turizmit të kësaj tjetër zone të bekuar të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në faqen e tij në rrjetin social, karshi edhe videos.
Edhe banorët shprehen të kënaqur me këtë investim, duke thënë se tani edhe mund të investohet, edhe interesi është rritur.
“Më e rëndësishmja në këtë zonë është rruga. Jam kthyer prej emigrimit, kam hapur një biznes, por pengesa më e madhe është rruga. Që kur ka nis të bëhet rruga ka interes me ardh me punu, me investu. Çelësi i kësaj zone është rruga e Komanit. Po krijon edhe besimin, premtimi i dhënë po bëhet realitet, dy herë frymëzim, edhe po na bëhet rruga edhe premtimi i dhënë u bë realitet”, thotë një nga banorët e zonës që është kthyer nga jashtë vendit, për të investuar.
Një tjetër banore thekson rëndësinë për zhvillimin e zonës me këtë investim:
“Për ne që jemi nga Komani është diçka shumë e rëndësishme sepse na bën që të kthehemi për të investuar, është vendi jonë, pse jo me investu edhe për këtë vend. Pas shumë vitesh dua ta shoh këtë vend me shumë gjëra të mira dhe me investime të reja”.
Por pritja zgjati për vite me radhë.
“Është shumë e rëndësishme, pritëm prej shumë vitesh. Kjo do ndikojë 100% për mirë. Falenderon kryeministrin, qeverinë shqiptare, që u realizua kjo ëndërr e shumë prej nesh pas kaq vitesh”, shprehet një prej banorëve të zonës.
Dhe jo vetëm turizmi dhe siguria rrugore, por edhe shëndeti i njerëzve, pasi shkurtohet koha dhe shpëtohen jetë të të sëmurëve të zonës së thellë.
Të gjithë kanë përfituar prej kësaj rruge, por më shumë se askush është shëndetësia, se ka të bëjë me jetët e njerëzve. Ka qenë një bekim për ne. Kur e transporton të sëmurin shkurtohet gjysma e kohës dhe merr ndihmën e duhur. Me hapjen e rrugës, na keni falur jetë”, thotë një tjetër banore.
Komente

Në këtë rrugë nuk është vënë dorë qysh në kohën e Enverit dhe më e keqja është se Saliu nuk vuri dorë fare në të,Benet Beci do të mbetet në histori për transformimin që po bëhet në rrethin e Shkodrës e cila ishte lënë në harresë dhe vetëm plera kishte,është qyteti më i bukur në Shqipëri që i ka të gjitha detin,liqenin,male e fusha...
PërgjigjuPropaganda me e shpifur dhe skandaloze dhe per me teper ne 2025 nuk e han kush me, eshte turp qe nxirrni Komanin ku nuk ka ma banor por disa pleq qe edhe ato ngaqe kane ik femijet, niperit e mbesat prej halli rrine aty se skane ku me shku
Përgjigju