Politikë

Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)

14 Shkurt, 08:16| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:30

  • Share

SHKODËR- Punimet për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i Qeverisë Shqiptare ku përfituese është Bashkia Shkodër, po ecin me ritme të shpejta, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së zonës. Për ata të cilët kanë investuar në bujtina dhe restorante në zonë dhe banorët e Zogajve ky është një investim i shumëpritur.

Të tillë e konsiderojnë dhe ato punonjës të cilët vijnë çdo ditë nga Shkodra për të punuar në restorantet e zonës, të cilët tregojnë se kanë hasur shumë vështirësi për shkak të infrastrukturës por tashmë janë optimistë për zhvillimin e zonës.

Një reagim për këtë investim ka pasur edhe kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë një video nga punimet dhe thekson rëndësinë e investimit nga qeveria dhe qëllimet afatgjata.

“MIRËMËNGJES dhe me punën për rrugën Shirokë-Zogaj, një nga investimet strategjike infrastrukturore që përfundon këtë vit, e ka për qëllim krijimin e një lidhjeje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. 

Puna ka filluar me intensitet të lartë në ditët e para të janarit, ku deri tani janë hapur 4.1 kilometra të para të rrugës. Po ashtu, ka përfunduar ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj, një segment kyç për lehtësimin e qarkullimit dhe aksesit në zonë.

Me përfundimin e këtij investimi, Zogaj do të marrë vëmendje jo vetëm si një fshat turistik me peizazh piktoresk dhe më i aksesueshëm, por edhe në një korridor të rëndësishëm turistik duke nxitur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vizitorëve. 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tes: 14/02/2025 10:35

    Te kujt rajoni? Te vish ne Shkoder nga Mali I zi...me mire nuk nisesh fare...e keni pare Murriqanin? Si mund te behesh Lider pa hekurudhe e transport publik. Mos lini nam me kto shkrime.

    Përgjigju
    • Ledi: 14/02/2025 12:35

      Lidhet Kraja me Shkodren me ater rruge dhe behet pet 30-minuta, siç eshte bere ne shekuj?

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?