Sociale

Vijojnë punimet në Spitalin e Lezhës, Rama: Shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze

18 Gusht, 09:18| Përditesimi: 18 Gusht, 11:10

  • Share

Në Spitalin e Lezhës po vijojnë punimet për rikonstruksionin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ndërsa krahas tyre shkruan se shumë shpejt qytetarët do gjejnë hapësira dinjitoze dhe do të marrin shërbim me aparatura moderne.

“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan Rama.

Investimi është një rehabilitim i plotë, jo vetëm i godinës por dhe një shtesë në ambiente sa i përket shërbimit infektiv, 3.6 milionë euro në bashkëpunim mes buxhetit të shtetit dhe Bankës Botërore. Ky spital i shërben afro 200 mijë banorëve të zonës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlashi: 18/08/2025 11:20

    Me mbarimin e rikonstruksionit te spitalit te Lezhes,'kemi ndigjua se nuk do ket me korrupsion ',doktoret e infermieret nuk do kërkojnë me para'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?