Në Berat, vijon puna për ndërtimin e Urës së Bilçës, e cila e kthen Bilçën në një lagje të re të qytetit.
Me përfundimin e punimeve në këtë urë, zgjerohet edhe paketa turistike e Beratit, ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.
Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi 12.4 metra, ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.
Pamjet nga vijimi i punimeve në këtë urë, janë ndarë sot nga kryeministri Edi Rama, në rrjetin e tij social 'Facebook'.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Urës së Bilçës në Berat, një ndër investimet më strategjike për qytetin që do e kthej Bilçën në një lagje më vete të Beratit të UNESCO-s, duke hapur një prespektivë të re zhvillimi”, shkruan Rama.