Ndërtimi i Unazës së Madhe

Unaza e Madhe, realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës

20 Shtator, 08:54| Përditesimi: 20 Shtator, 09:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga kanteri mbi lumin e Tiranës ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Në videon e publikuar në Facebook Rama thotë se 70% e punimeve janë realizuar.

“dhe nga kantieri i punës në urën mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe ku realizimi fizik ka kaluar 70% të punimeve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë.

Ndërtimi i saj lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.

Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat aksesojnë Tiranën nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?