Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi në rrjetet sociale bëjnë me dijë se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km. Në njoftimin e tyre ata theksojnë se aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga puna, ku shkruan se do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët.
”U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama.
Shumë mirë zoti Rama. Ishallah e bën me pagesë si është në gjithë botën e qytetëruar. Që mos të udhëtojnë lloj lloj malokësh
PërgjigjuMire Qe E Njeh Veten Ku Perket!
Sa ta rregulloj do e bej autostraden tirane durres me lek .
PërgjigjuPo bëhet me standarte evropiane ,korsi biçikletash etj...,shpresojmë..!
PërgjigjuMë në fund po fillon kjo rrugë kaq e domosdoshme që ka që në kohën e Enverit pa vënë dorë do Zoti të përfundoi dhe mos të mbetet përgjysmë.
Përgjigju