Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiatin e trajtimit të tyre.
Projekti përfshin qytetin e Burrelit dhe zonat periferike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga punimet, ndërsa thotë se është një investim shumë i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore.
Sipas Ramës nga ky investim përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut.
‘Vijon puna për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve dhe impiantit të ujërave të ndotura në Burrel, një investim i rëndësishëm që zgjidh një gangrenë të vjetër mjedisore, nga i cili përfitojnë të gjithë banorët e Matit, por edhe turistët që zgjedhin të frekuentojnë këtë zonë të bukur të veriut.’- shkruan Rama.
Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.
o maskarenj e shikoni thellesine e germimit apo jo,si e lejoni nje gje te tille
Përgjigju