Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
"Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s'ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s'është arritur?!Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Kufiri detar/ Rama: Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Basha: Lëri dërdëllitjet prej rrugaçi
B.K./ReportTv.al