Politikë

Vijojnë 'rrjedhjet' nga BD! Tërhiqen nga gara 21 kandidatë për këshilltarë në Fier

20 Maj 2019, 19:03| Përditesimi: 20 Maj 2019, 20:03

  • Share

Vijojnë "rrjedhjet" nga partia Bindja Demokratike!

Pas largimit të dy kandidatëve për kryetar Bashkie në Çorovodë dhe Lezhë, janë tërhequr nga gara edhe kandidatët për këshilltarë në qytetin e Fierit. Burime për Report TV bëjnë me dije se 21 kandidatë i kanë dorëzuar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u tërhequr nga kandidimi. Nuk dihen ende motivet e këtij vendimi në bllok të kandidatëve për këshilltarë të partisë së drejtuar nga Astrit Patozi.

Më herët, vetëm pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i BD-së për bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj hoqi dorë në mënyrë të papritur nga gara duke e argumentuar se "e kanë "nxitur të rishikoj vendimin për të qenë kandidat", por pa e specifikuar se për kë bëhej fjalë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me kandidatin në Çorovodë. Dejvis Hebibasi u tërhoq, ndërsa Fabian Topollaj akuzoi se shkak ishin presionet nga kandidati i PS-së.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berti: 20/05/2019 23:23

    Salvador Kacaj eshte per tu futur ne burg ndersa Patozi e kandidon. Partia u krijua me urdher te Saliut dhe po me urdher te Saliut po prishet.

    Përgjigju
    • ROZA: 21/05/2019 10:37

      Ndaj te njejtim mendim,nuk ti heq asnje germe

  • Para Laci: 20/05/2019 21:47

    Po' cfar lesh Patosi tradhtari i PD po' ai paska kusht o deputet ose te dal kundra, kush ndahet nga kopeja iken per lesh, me vjen keq per Rudinen qe u konsomua shum shpejt, nuk e di se kush e morì ne qafe kaq shpejt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?