Vijon furtuna në drejtorinë e Policisë së qarkut të Shkodrës pas vrasjes së dyfishtë ditën e shtunë të vëllezërve Bilali. Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë Vehbi Bushati, sot është liruar nga detyra edhe shefi i komisariatit në Shkodër, Vasil Çela.
Në vendin e tij është emëruar Lorenc Meta, i cili më parë ka qenë zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, por edhe në disa pozicione në drejtorinë qendrore.
Niko Brahimaj dhe Lorenc Meta janë dy emrat e rinj të emëruar në kryeqendrën e veriut për të zbardhur ngjarjet kriminale dhe për të rivendosur sigurinë.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se stafin e Policisë së Shkodrës do ta plotësojnë me ekspertë nga Kukësi dhe Lezha në funksion të zbardhjes së vrasjeve.