Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 76 të vrarë! 1 mln persona të larguar

31 Gusht, 07:56| Përditesimi: 31 Gusht, 18:35

  • Share

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në disa zona të Rripit të Gazës, duke vrarë 76 persona - 19 prej tyre vdiqën ndërsa prisnin në radhë për ndihmë.  

Dhjetëra të tjerë u plagosën përfshirë gra dhe fëmijë, sipas mediave arabe. Ndërkohë, gati një milion palestinezë janë urdhëruar të lëvizin në jug.

Sulmet ajrore po synojnë lagjet me popullsi të shumtë, të cilat i janë nënshtruar bombardimeve të vazhdueshme izraelite gjatë gjithë ditës.

Avionët luftarakë gjithashtu nisën disa bastisje në lagjen Sabra, në jug të Qytetit të Gazës, që përkojnë me lëshimin e dronëve në zonën e Rrugës së Tretë të lagjes Sheikh Radëan, në veriperëndim të qytetit.

IDF kanë rrethuar gjithashtu lagjen Zeitoun, në lindje të Qytetit të Gazës. Izraeli më pas vazhdoi të bombardonte ndërtesat e banimit në Jabalia al-Nazla, në Rripin verior të Gazës, raportuan mediat arabe.

Bombardime u raportuan në kampet e refugjatëve Al Nuseirat dhe Khan Younis, madje edhe në zonën Mawasi të Rafah, ku besohet se po shkonin personat e zhvendosur.

Ora 09:50
Lufta në Gaza/ Vritet zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida, u vra në një sulm të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF) në qytetin e Gazës, raportoi të dielën kanali saudit Al Arabiya.

Sipas një burimi IDF goditi apartamentin ku ndodhej Abu Obeida, duke e vrarë atë dhe të gjithë të tjerët që ishin brenda, dhe se familja e tij dhe udhëheqësit e Brigadave Qassam konfirmuan vdekjen e tij.

IDF kreu sulmin duke synuar 'një terrorist të lartë të Hamasit në Qytetin e Gazës', konfirmuan IDF dhe Shin Bet në një deklaratë të përbashkët të shtunën.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?