Më shumë se një duzinë e marinarëve amerikane janë plagosur lehtë duke lundruar në detin jugor të Kinës. Nëndetësja bërthamore ka goditur një objekt ende të pa identifikuar duke theksuar edhe me shumë tensionet e dy superfuqive Kinë dhe SHBA. Në përpjekje për të mbrojtur zonën për çështjen e Tajvanit Kina ka shtuar masat e ruajtjes së rajonit tashmë shumë të diskutuar në arenën ndërkombëtare.
"Impianti bërthamor i ‘USS Connecticut’ dhe hapësirat nuk u prekën dhe janë tërësisht funksionale," tha një zëdhënës i Marinës në një deklaratë, i cili shtoi se shkalla e dëmtimit të nëndetëses ishte ende duke u vlerësuar.
Po cila është arsyeja që Deti jugor i Kinës ka shkaktuar kaq trazira dhe çfarë e obligoi ‘vizitën’ amerikane në detin e pretenduar kinez?
Kina pretendon se posedon pjesën më të madhe të detit jugor, si rezultat Filipinet, Brunei, Malajzia, Tajvani, Vietnami dhe së fundmi SHBA e kanë kundërshtuar. Megjithatë, çështja pavarësisht se e kundërshtuar prej dekadash nga rajonet përreth duket se ka ‘plasur’ së fundmi me ndërhyrjen e SHBA-ve e cila ka mbështetur pretendimin e këtyre rajoneve. Ky konflikt ‘u gatua’ rishtazi, konkretisht më 16 shtator të këtij viti në momentin që SHBA, MB dhe Australia nënshkruan një pakt ‘Aukus’ i cili kundërshtonte hapur Kinën.
Përse Kina e ka ‘izoluar’ detin jugor, çfarë vlerash fshihen realisht në të?
Deti Jugor ka vlerën e 3 trilionë dollarëve në vit për rrugët tregtare. Ai mbart 1/3 e të gjithë transportit global. Përpos këtyre, vlerësohet të ketë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit si dhe shumë peshq. Që do të thotë vetëm diçka, ja vlen të luhet dhe të luftohet për të! Çdo shtet ka pjesën e tij dhe çfarë mbetet janë ujëra internacionale. Por Kina i sheh gjërat ndryshe, pretendon rreth 90% të tij që prej 1947-tës. Pavarësisht e në vitin 2016 Kinës ju privuan këto hapësira territoriale, qëndrimi i saj ndaj këtij vendimi ka qenë indiferent. Rajonet përreth kanë reaguar për ishujt. Cilit rajon i takojnë këto ishuj? Pavarësisht pretendimeve të rajoneve dhe ndikimeve të fuqive globale si SHBA, MB e Australi, Kina ka ndërtuar edhe më shumë ishuj artificialë se çdo vend tjetër përpos kësaj e ka izoluar për çdo vizitor të paftuar, duke thyer çdo ligj ndërkombëtar. Si rezultat, Kina në vitet e fundit e ka shtrënguar forcën e saj ushtarake përreth dhe nuk parashikohet që këto shtrëngime t’i lirojë së shpejti.
SHBA dhe Kina kanë rënë dakord në parim që Presidenti Joe Biden dhe Preidenti Xi Jinping do të zhvillojnë një takim virtual para fundit të vitit, pjesë e një përpjekjeje për të siguruar stabilitet në një nga marrëdhëniet më pasuese dhe të trazuara në botë.
Marrëveshja paraprake ishte një rezultat i një takimi të zgjatur, 6 orësh midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të Biden, Jake Sullivan dhe diplomatit të lartë të Kinës, Yang Jiechi. Dt përfaqësuesit u takuan në Zvicër për bisedime që prekën fushat e bashkëpunimit dhe mosmarrëveshjeve pasi tensionet midis dy vendeve të tyre janë rritur ditët e fundit mbi Tajvanin.
Pekini ka dërguar një numër rekord avionësh luftarakë në hapësirën ajrore të Tajvanit javën e kaluar, duke shkaktuar paralajmërime të mprehta nga Sekretari i Shtetit Tony Blinken dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës Biden në lidhje me potencialin e destabilizimit dhe llogaritjes së gabuar.
Qëllimi kryesor i takimit, tha zyrtari i lartë i administratës, ishte përmirësimi i komunikimit midis dy gjigantëve globalë dhe shmangia e keqkuptimeve të panevojshme, me mendimin se "kjo konkurrencë e fortë ... kërkon vërtet diplomaci të zgjeruar". Takimi i planifikuar midis Biden dhe Xi, i cili krijoi një marrëdhënie vite më parë kur ata ishin nënkryetarë të vendeve të tyre, do të jetë një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi, tha zyrtari.