Vijon aksioni humanitar, Rama: Do vazhdojmë kështu deri në fund të luftës

26 Prill 2020, 20:46| Përditesimi: 26 Prill 2020, 20:50

  • Share

Ndihmat për familjet në nevojë vijojnë të shpërndahet si çdo ditë në bashkitë e vendit. Grupet e punës në bashki por dhe vullnetarët sigurohen që çdo ditë të ndihmojnë pensionistët dhe familjet në nevojë. Ushqime, medikamente e shërbime të tjera sigurohen për këto familje në çdo bashkitë, prefekturë, ku së bashku me punonjës të shërbimit social shesh janë edhe mjekë të familjes për të vizituar pacientët që kanë kërkuar ndihmën e tyre në telefon.

Kryeministri Rama ka shpërndarë videon me një pjesë të ndihmave për familjet në nevojë, ndërsa thekson se për disa nga familjet suporti është i përditshëm.

'Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, pa pushim deri në fund të luftës' shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?