Kronikë

Vijon aksioni për ndërtimet pa leje në Theth, hidhet molotov drejt urës e fadromës së IKMT! Policia nxjerr kallashin, shkon dhe FNSH (VIDEO)

11 Korrik, 16:19| Përditesimi: 11 Korrik, 22:32

  • Share

Shkodër- Ka vijuar deri në orët e mbrëmjet aksioni i Policisë dhe IKMT-së për të shembur ndërtimet pa leje në zonën e Thethit.

Prishjet e ndërtesave prej guri dhe kabinave të drurit është bërë në prezencë të madhe të efektivëve të policisë. Deri më tani janë larguar 500 metër kub beton, pas heqjes së 10 kabinave pa leje të hënën. 

Dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore, ka shënuar edhe një incident, që për fat të mirë përfundoi pa të lënduar.

Një grup banorësh për të cilët po hetohet, janë përplasur me forcat operacionale, ku kanë qëlluar me shishe benzine (molotov). Policia tha në reagimin e saj zyrtar se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do kalonte mjeti, por pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se është hedhur lëndë djegëse edhe drejt mjetit të IKMT-së, ku dallohen flakët shumë pranë tij. Autori ende nuk është gjetur, ndërsa vijojnë kërkimet.

Në pamje shfaqet edhe drejtuesi i IKMT-së mbi fadromë, teksa mbrohet nga Policia, e pajisur me antiplumb dhe armët gati. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë. Dërrasat e saj janë djegur në një pjesë të trupit të urës dhe qëllim ka qenë dëmtimi që fadroma të mos kalonte në lagjen ku do vijonin shembjet.

Po sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, Policia ka kaluar menjëherë në gatishmëri pas këtij sulmi, teksa forcat e saj të armatosura dhe me antiplumb u vendosën në pozicion sigurie,dhe vetëmbrojtjeje, me kallash në dorë.

Në njoftim theksohet se "nga hedhja e shishes me benzinë nuk është dëmtuar mjeti fadromë, por vetëm ura".

"Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore. pati vetëm djegie të pjesshme të urës", thuhet në njoftim.

Në një moment te tensioneve, shihet edhe drejtuesi i IKMT-së që debaton me banorët dhe u thotë:

"S'mund të vrasësh me molotov punonjësit e Policisë së Shtetit ti...!"

Në mbështetje të policisë në zonë kanë shkuar edhe forca të shumta të FNSH-së.

Sipas Altin Salihit, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, ndërhyrja është një prioritet për Bashkinë Shkodër dhe nuk do të ndalet derisa qendra e Thethit të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme.

Për këtë situatë reagoi edhe Kisha Katolike në Shkodër e cila dënon dhunën dhe bën thirrje për ruajtje të qetësisë dhe respektim të jetës. të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Ditën e djeshme, aksioni i IKMT-së në zonën e mbrojtur të Thethit përfundoi me shembjen e një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla, e ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore. Në proces janë edhe 6 të tjera të planifikuara për t’u shembur.

Në Theth prej 4 ditësh vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht edhe me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit.

Ora 20:57
Ndërtimet pa leje, vijon aksioni nga IKMT, hiqen shtëpitë e drurit në Theth, prezente edhe FNSH (VIDEO)

Vijon aksioni i IKMT në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë mbrëmjes së sotme IKMT ka prishur disa shtëpi druri në këtë zonë.

Nërkohë, FNSH ndodhet në zonë për të bërë të mundur parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm, pasi aty ndodhen edhe banorë të zonës. 

Ora 20:12
Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe (VIDEO)

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në zonën e mbrojtur, duke realizuar prishjen e një ndërtese 2-katëshe me betonarme dhe gur, si dhe disa strukturave prej druri, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin. 

Ora 16:39
Molotovë e kallashnikovë, 3 furgona të FNSH drejt Thethit

1752245020_fsh.jpg

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.

Në videot e siguruara nga vendngjarja, tregojnë momentin kur efektivi i policisë shënjestron me AK-47, autorin e hedhjes së molotovit, i cili duket i fshehur në masivin pyjor.

Report Tv ka siguruar pamjet nga rrugëtimi i 3 fugonave të FNSH-së drejt Thethit.

Ora 16:32
Aksionet në Theth/ Banori hedh molotov, forcat speciale nxjerrin kallashnikovin (VIDEO)

Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë në kuadër të aksionit për shembjet e ndërtimeve pa leje është agravuar.

Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.

Në videot e siguruara nga vendngjarja, tregojnë momentin kur efektivi i policisë shënjestron me AK-47, autorin e hedhjes së molotovit, i cili duket i fshehur në masivin pyjor.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ISH USHTARAK.: 11/07/2025 21:26

    DIKUR PLEQTË THOSHIN:-KËRKOJE E STA JEP EMERRE SE STHOTË GJË ?MOS VALLË KËTA QË NDËRTOJNË PA LEJE EPA PROJEKTE PO ZBATOJNË ATË QË THOTË AJO THËNIE?JO NUK ËSHTË ASHTU,AI MILET DUHET TË DIJË QË KA LIGJ DHE SHTETI MË I DOBËT NË BOTË ËSHTË MË IFUQISHËM SE SHKELËSIT E LIGJEVE.ZHVILLIMI I ATIJ FSHATI TË BUKUR ME ÇATIA GRI MOS E PRISHNI O THETHIAN ATË FSHATË TË BUKUR PËR 2 LEKË,SE NESËR NUK DOTË KENI ASNJË GJË QË TJU KUJTOJNË.JUVE NUK JU DUHEN PALLATE POR KULLA TRADICIONALE,JU DUHEN CICERONË QË TË JET Ë NJË NJOHËS I MIRË I HISTORIS, GJEOGRAFISBOTANIKËS E ZEOLOGJIS SË KRAHINËS.TË JET DJALË OSE VAJZË E FSHATIT QË E NJOHIN,QË I NJEHË DHE QË I HAPET DERA.MJAFTË MË ME ÇMËNDURIRA.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 11/07/2025 19:13

    Thirrje e komentuesit thethi per kryengritje, si prek Cali I Tyre I lavdishme, si Ata te tjeret qe I sherben UDB per demokracise ne Shqiperi. Dikush justifikohet se "u ktheva ne at dhe per investimenti Duke i besuar Edi Rames". Mos te Tha Edi "eja dhe ndertoni pa leje, ne kundershtim me ligjin"? Edi te tha"eja te investosh, kerkon leje ndertimi me projekt, me fonde te garantuara dhe burime financiare TE ligjeshme"vetem keshtu gezoni TE drejte ligjore. Pale, po kerkon dhe prekcalje. Nr 1992 shkaterruat Shqiperine duke sulmuar mesin dhe jugun me parullen "toke e xanun". Vazhdoi me kete Mendesi primitive, antiligjore, antishqiptare.

    Përgjigju
    • Shqiptari i vertete: 11/07/2025 22:22

      Ta kane mesuar gabim historine o trim. Preka u fut ne shpelle dhe prej andej doli me duart lart. Mos i merr ne qafe njerezit me thirrje idiote por thuaj te ulen, te bejne nje peticion, nje greve qofte edhe greve urie dhe ta cojne ceshtjen deri ne strasburg qe te marrin demshperblim nje per nje.

    • Atdhetari: 11/07/2025 21:18

      Komentues Shqiptar! Jam shum dakort me ty! Por përtë marrë një leje ndërtimi duhen miliona para nga këto që Rama sot poi shkarkon.Nuk jam dakort për ndërtime pa leje siç u bon për 33 vite, besoj këto se dotë marri fund.

  • Populli: 11/07/2025 18:01

    Deri ne vdekje me edi ramen ..bravo shkatërroi te gjitha ndërtimet pa leje edhe te lirohen sa me par trotuaret te zena nga bandat rrugacet zagaret..

    Përgjigju
  • emigranti: 11/07/2025 17:21

    ky lloj populli jemi ne, dhe thote kryeministri kthehu. ku te kthehesh ne pyll mes kafsheve?

    Përgjigju
    • Or tej: 11/07/2025 18:40

      Jemi albanistanas e jo nordike nuk mund te behemi or teeeejjjjj

  • Thethi: 11/07/2025 16:33

    Tash Po shkon puna si Prek Cali

    Përgjigju
    • Corushi: 11/07/2025 18:22

      Prek Calin Mehmet Shehu e kapi dhe e lidhi si lepur! Ta kane treguar ndryshe historine pas '90 o Thethi. Nuk jam dakort me prishjen dhe ju jap te drejte banoreve te Thethit. Por te hiqet betoni dhe te lejohen godinat prej druri, pa prekur pemet dhe gjelberimin. Kjo do ishte e ndershme dhe njerezore nga qeveria.

    • Shkodrani: 11/07/2025 17:35

      Pse ca i ndodhi Prekes mor?

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?