Shkodër- Dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore, ka shënuar edhe një incident, që për fat të mirë përfundoi pa të lënduar.
Pas tensioneve dhe sulmit me molotov, në zonë kanë mbërritur 3 furgonë me përforcime të grupit të FNSH-ve të Shkodrës.
Një grup banorësh për të cilët po hetohet, janë përplasur me forcat operacionale, ku kanë qëlluar me shishe benzine (molotov). Policia tha në reagimin e saj zyrtar se një prej banorëve tentoi të digjte urën në fshatin Gjelaj, ku do kalonte mjeti, por pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë se është hedhur lëndë djegëse edhe drejt mjetit të IKMT-së, ku dallohen flakët shumë pranë tij.
Në pamje shfaqet edhe drejtuesi i IKMT-së mbi fadromë, teksa mbrohet nga Policia, e pajisur me antiplumb dhe armët gati. Për fat të mirë nuk pati të lënduar, teksa hedhja e molotovit shkaktoi flakë pranë mjetit dhe dëme materiale në urë. Dërrasat e saj janë djegur në një pjesë të trupit të urës dhe qëllim ka qenë dëmtimi që fadroma të mos kalonte në lagjen ku do vijonin shembjet.
Po sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, Policia ka kaluar menjëherë në gatishmëri pas këtij sulmi, teksa forcat e saj të armatosura dhe me antiplumb u vendosën në pozicion sigurie,dhe vetëmbrojtjeje, me kallash në dorë. Grupi i efektivëve ka krijuar perimetrin, teksa në një moment dallohet se banori apo banorët kanë vijuar sulmin me molotov, por që binin në zonën e pyllëzuar mbi rrugë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë, teksa mjetet kanë vijuar përpara për operacionin e shembjeve të ndërtesave të tjera. Gjithashtu Policia është vënë në kërkim të autorëve që qëlluan me shishe benzine në drejtim të fadromës së IKMT. Në njoftim theksohet se "nga hedhja e shishes me benzinë nuk është dëmtuar mjeti fadromë, por vetëm ura".
"Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore. pati vetëm djegie të pjesshme të urës", thuhet në njoftim.
Në një moment te tensioneve, shihet edhe drejtuesi i IKMT-së që debaton me banorët dhe u thotë:
"S'mund të vrasësh me molotov punonjësit e Policisë së Shtetit ti...!"
Në vijim të operacionit dhe shmangies së mëtejshme të përplasjes, janë dërguar për përforcime edhe grupi i FNSH-ve të Shkodrës me tre mjete dhe forca.
Diën e djeshme, aksioni i IKMT-së në zonën e mbrojtur të Thethit përfundoi me shembjen e një ndërtesë 3-katëshe, me strukturë beton-arme dhe tulla, e ngritur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe standardet mjedisore. Në proces janë edhe 6 të tjera të planifikuara për t’u shembur.
Në Theth prej 4 ditësh vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht edhe me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit.
Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e objekteve të tjera në fshatin turistik.
Reagim i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:
"Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:
Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.
Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.
Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.
Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit".
Deri tani janë evaduar dhe larguar rreth 500 m³ beton, ndërsa puna vijon pandërprerë me kapacitete të plota.
Sipas Altin Salihit, Drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike, ndërhyrja është një prioritet për Bashkinë Shkodër dhe nuk do të ndalet derisa qendra e Thethit të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme.
Vëmendja e Bashkisë është përqendruar maksimalisht në Theth. Të gjitha strukturat ë dhe punonjësit janë në terren, të angazhuar për sistemimin dhe pastrimin e zonës. Janë katër grupe pune, 7 fadroma, dhjetëra makineri të tonazhit të rëndë dhe mbi 60 kamionë në operacion. Ky aksion synon jo vetëm pastrimin fizik të inerteve, por edhe rikthimin e identitetit dhe vlerave natyrore e historike të një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike të veriut.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në zonën e mbrojtur, duke realizuar prishjen e një ndërtese 2-katëshe me betonarme dhe gur, si dhe disa strukturave prej druri, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.
Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.
Në videot e siguruara nga vendngjarja, tregojnë momentin kur efektivi i policisë shënjestron me AK-47, autorin e hedhjes së molotovit, i cili duket i fshehur në masivin pyjor.
Report Tv ka siguruar pamjet nga rrugëtimi i 3 fugonave të FNSH-së drejt Thethit.
Përplasja mes banorëve të Thethit dhe policisë në kuadër të aksionit për shembjet e ndërtimeve pa leje është agravuar.
Banorë të fshatit turistik kanë hedhur molotov afër grupit të IKMT dhe policisë, duke bërë që forcat speciale të shtojnë vigjilencën duke nxjerrë armët.
Në videot e siguruara nga vendngjarja, tregojnë momentin kur efektivi i policisë shënjestron me AK-47, autorin e hedhjes së molotovit, i cili duket i fshehur në masivin pyjor.
Komente

Thirrje e komentuesit thethi per kryengritje, si prek Cali I Tyre I lavdishme, si Ata te tjeret qe I sherben UDB per demokracise ne Shqiperi. Dikush justifikohet se "u ktheva ne at dhe per investimenti Duke i besuar Edi Rames". Mos te Tha Edi "eja dhe ndertoni pa leje, ne kundershtim me ligjin"? Edi te tha"eja te investosh, kerkon leje ndertimi me projekt, me fonde te garantuara dhe burime financiare TE ligjeshme"vetem keshtu gezoni TE drejte ligjore. Pale, po kerkon dhe prekcalje. Nr 1992 shkaterruat Shqiperine duke sulmuar mesin dhe jugun me parullen "toke e xanun". Vazhdoi me kete Mendesi primitive, antiligjore, antishqiptare.
PërgjigjuDeri ne vdekje me edi ramen ..bravo shkatërroi te gjitha ndërtimet pa leje edhe te lirohen sa me par trotuaret te zena nga bandat rrugacet zagaret..
Përgjigjuky lloj populli jemi ne, dhe thote kryeministri kthehu. ku te kthehesh ne pyll mes kafsheve?
PërgjigjuJemi albanistanas e jo nordike nuk mund te behemi or teeeejjjjj
Tash Po shkon puna si Prek Cali
PërgjigjuPrek Calin Mehmet Shehu e kapi dhe e lidhi si lepur! Ta kane treguar ndryshe historine pas '90 o Thethi. Nuk jam dakort me prishjen dhe ju jap te drejte banoreve te Thethit. Por te hiqet betoni dhe te lejohen godinat prej druri, pa prekur pemet dhe gjelberimin. Kjo do ishte e ndershme dhe njerezore nga qeveria.
Pse ca i ndodhi Prekes mor?