Politikë

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje në vend (VIDEO)

28 Shtator, 15:20| Përditesimi: 28 Shtator, 16:43

  • Share

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.

“Vijojmë”, u shpreh Rama, ndërkohë që për raportimin e ndërtimeve pa leje është vënë në dispozicion të qytetarëve platforma “Hapësira ime publike”.

Ndërkohë, një tjetër mekanizëm që do të jetë në funksion të subjekteve private do të jetë  Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 352 raste, nga të cilat janë zgjidhur 8 989 raste, ndërsa 3 363 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

K.M/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik tole: 28/09/2025 16:02

    Ju falenderoj. Po te ish npv 200 m larg njedise 7 ku do prishen muret qe kane thurur pallate, dhtepite private ku kane zsptur hapdira publike po me keq ns ka rusjtur zoti se nik kalon mjrte policisr, ambulavs zjarr gikdet. Njesia 7 ne gjume ishalla ku mesazh e lezon kryeministri. Flm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?