Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, sëbashku me përfaqësues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave të Policisë Bashkiake ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Laprakës, në njësinë 11.
Nënkryetari Sula apeloi për lirimin e menjëhershëm dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të komunitetit
“Në zonën e Laprakës do bëjmë një zgjidhje bashkë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe gjithë inspektorët e IMT. Do të duhet që ne ta lirojmë në mënyrë të menjëhershme këtë arterie kryesore, që qytetarët e Laprakës, të njësisë 11 t’i kenë këto hapësira në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të disa njerëzve. Koha e të fortit të lagjes apo koha e të zënit ka mbaruar. Kjo është koha që qytetarët të gëzojnë hapësirat publike”, theksoi Sula.
Ai nënvizoi se subjekteve u lihet një afat për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave të zëna dhe në rast të kundërt do të ndërhyhet
“Ditën e sotme në arterien kryesore të Laprakës që fillon nga fillimi deri në fund do të duhet që ne t’u kërkojmë të gjithë subjekteve dokumetacionin përkatës nëse janë brenda ligjit. Nëse nuk janë brenda ligjit, atëherë do mbahet procesverbali përkatës. Do u lihet një afat kohor dhe nëse nuk e çmontojnë vetë, ne do të lirojmë të gjithë hapësirat publike në arterien kryesore, nga fillimi i kryeqyëzimit deri në Spitali Ushtarak. Ka shumë subjekte që nuk i kanë liruar akoma hapësirat e zëna”, deklaroi Sula.
Komente
