Politikë

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben oborret pa leje, Rama: Nuk ka pushim (VIDEO)

6 Shtator, 12:47| Përditesimi: 6 Shtator, 13:33

  • Share

Lirimi i hapësirave publike vazhdon me ritëm të lartë. Edhe këtë të shtunë, forcat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, kanë vijuar punën për të shembur struktura që kanë zënë hapësirën publike.

Në videon që ka publikuar Kryeministri Edi Rama, duken oborre të kateve të para nëpër pallate, që janë zaptuar nga banorët e zonës.

Duke shfrytëzuar hapësirën në katet e para të pallatit, banorët kishin bërë rrethim të territorit publik duke e përfshirë si oborr të banesës së tyre.

Forcat e IMT ndërhynë duke i shembur gardhet dhe rrethimet për të rikthyer hapësirën publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur që prej muajit korrik në të gjithë vendin.

Fillimisht nisi me heqjen e strukturave metalike dhe çadrave të lokaleve që kishin zaptuar hapësirat publike.

Pas njoftimit të aksionit, disa pronarë biznesesh bënë çmontim vullnetar të strukturave, e për ata që nuk reaguan, ndërhyri IKMT duke i shembur.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar para disa ditësh se pas heqjes së çadrave të lokaleve, do të ketë edhe një plan masash për vendosjen e karrigeve, që sipas tij, do të ketë kushte të reja. Në këtë kuadër, do të krijohet Fondi i Gjelbër, që për çdo karrige lokalesh të vendosur në hapësirën e përbashkët publike, do të kontribuohet me një pemë.  

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?