VIDEO/ Vijon çmontimi i ‘Fijeve’, hiqen 23 kamera në Korçë, Vlorë e Durrës! Shërbenin si ‘sytë’ e grupeve kriminale

3 Shkurt 2023, 09:28| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 10:11

  • Share

Kamerat e vendosura nga grupet kriminale kanë vijuar procesin e çmontimit të kamerave në qarqe të ndryshme. Në 3 qarqet, Durrës, Korçë e Vlorë janë hequr në total 23 kamera. Pas çmontimit, në qarkun Korçë janë vënë nën hetim 6 persona, në Vlorë 4 persona dhe në Durrës 3 persona. Në total, që prej fillimit të operacionit janë çmontuar 531 kamera.

-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona.

-Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

-Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona.

Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 531 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

Ora 21:54
Këputja e 'fijeve të krimit' në Devoll, kamerat e çmontuara ishin vënë nga 2 persona me të shkuar kriminale! Njëri pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës

1674895015_hddd.JPG

Personat nën hetim në Devoll nga operacioni "Fijet" janë me precedentë penalë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se personat që kishin vendosur kamera në kundërshtim me ligjin janë shtetasit Andrea Bleta nga fshati Baban i njohur në fushën e narkotikëve dhe Sokol Anxhi nga qyteti i Bilishtit aktualisht me masë sigurie "arrest me burg". Andrea Bleta ka qenë i arrestuar si pjesë e grupit të shpërndarjes së drogës në Korçë.

Këta shtetas janë nën hetim të thellë nga policia për arsyrn e vendosjes së kamerave në banesat e tyre ndërsa sipas informacioneve ky operacion do të vijojë për rezultate të tjera.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • noku: 03/02/2023 12:02

    edhe ne rrugen margarita tutulani ne tirane te re, ka kamera nga grupe kriminale. kjo rruge eshte vetem 300 m larg kryeministrise

    Përgjigju
  • Centrale: 03/02/2023 10:30

    Ne Vlor ruga shaban demiraj krimbur me kamera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?