Ka vijuar çmontimi i kamerave të vëna nga grupet kriminale në të gjithë vendin. Në 3 qarqe janë hequr vetëm sot në total 34 kamera. Shifra e sotme e ka çuar numrin e kamerave të shkëputura në një total prej 485 kamera të hequra në të gjithë vendin.
Operacioni është shtrirë në qarkun Shkodër, Lezhë dhe Dibër.
-Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, në këtë qark janë sekuestruar në total 79 kamera.
-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është iniciuar hetimi për 1 person.
-Në qarkun Dibër, në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 5 kamera. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 personave.
Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Që prej fillimit të operacionit “Fijet” policia ka asgjësuar 485 kamera sigurie të vendosura pa leje dhe me synim spiunimin e grupeve rivale dhe efektivëve të policisë. Nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.
Në pamjet e publikuara nga policia e shtetit në vijim të operacionit të kamerave të vëna nga grupet kriminale është çmontuar një kamer poshtë uirës në Lezhë dhe Mirditë.
Në total në 24 orët e fundit janë çmontuar në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.