Vijon stërvitja shumëkombëshe 'Defender 25' në Shqipëri. Stërvitja përfshin operacione nga toka, ajri dhe deti. Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune disa pamje nga stërvitjet e zhvilluara në Durrës, teksa shihen Forcat e Armatosura kryejnë stërvitje me forcat e aleatëve.
Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shprehet se është një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit që zhvillohet në Evropë dhe Afrikë.
"Mirëmëngjes dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen "Defender 25", stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s ju uroj një fundjavë të mbarë", ka shkruar Rama.
Sakaq, sot, në orën 10:00 në Qendrën Stërvitore në Bizë do të zhvillohen demonstrime të forcave, si pjesë e stërvitjes Defender 25.
Stërvitja ku përfshihet Shqipëria është ajo e fazës së dytë, “Immediate Response”, (Përgjigje e shpejtë), me 12 mijë trupa, e shtrirë në 8 shtete në total, ku përfshihen edhe territore në Bullgari, Kroaci, Greqi, Kosovë, Mali të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Sllovaki.
“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.
Komente
