Qyteti bregdetar i Vlorës vazhdon me dezinfektimin e rrugëve për shkak të përhapjes së COVID-19.
Kryetari i bashkisë Dritan Leli ka publikuar pamje nga momentet e punës së ekspertëve.
Sipas tij, sot u dezinfektuan rrugët "Haki Isufi", "Kozma Nesturi", lagjen "Lirim".
“Efektiviteti i punës sonë, është kënaqësia e vërtetë që marrim. Çdo ditë, na forcohet bindja se, bashkë po ja dalim. Punojmë sot, që të jemi gati nesër.
Sapo mbyllëm dezifektimin në rrugët "Haki Isufi", "Kozma Nesturi", lagjen "Lirim".
Në vazhdim, në mjedise të tjera, duke i kaluar sërish e sërish....”, ka shkruar ai.
Deri më tani qyteti i Vlorës nuk numëron asnjë rast infektimi me koronavirus.
Komento
afer detit afer mbretit..
Përgjigju