Kronikë

Vijon fenomeni, hapet një gropë e dytë në zonën e ish-minierës së kripës në Sarandë, tjetra zgjerohet pothuajse dyfish

5 Prill 2021, 09:15| Përditesimi: 5 Prill 2021, 09:30

  • Share

SARANDË- Një gropë e dytë është hapur në zonën e ish minierës së kripës së Dhrovjanit, ndërsa gropa e parë është zgjeruar në pothuajse dyfishin e sipërfaqes.

Vetëm pak javë më parë nga rrëshqitja e dherave në Krongj, në zonë e Syrit të Kaltër në Sarandë, si pasojë e reshjeve të shiut, u hap gropa e parë me një diametër rreth 10 metra dhe thellësi 6 metra.

Dheu duket se ka qenë i butë dhe jo i ngjeshur, i kombinuar edhe me shirat në zonë, kanë shkaktuar gropën e krijuar, që është e mbushur me ujë.

Në videon e siguruar nga Shqiptarja.com, shihet se gropa e hapur nga rrëshqitja e tokës është e madhe, ndërsa policia ka vendosur perimetër sigurie për të mbajtur banorët larg zonës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?