Vijon fushata e vaksinimit/ Preza për Report Tv: Infektimi pas dozës së parë të vaksinës shtyn marrjen e të dytës, ja efektet anësore më të shpeshta

4 Shkurt 2021, 17:16| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 17:46

  • Share

125 mjekë e infermierë kanë marrë deri tani dozën e dytë të vaksinës anti-covid, ndërsa në total janë bërë 809 vaksina, e procesi vijon çdo ditë në stadiumin Air Albania.

Specialistja e ISHP Iria Preza tregon se në rastet që një person i vaksinuar me dozën e parë, infektohet me COVID-19, ashtu sic ndodhi me mjekun infeksionist Pëllumb Pipero, atëherë do të shtyhet vaksinimi për një periudhë më të vonë.

“Siç e kemi thënë vaksinimi kryhet kur personi është i shëndetshëm, kështu që doktori në këtë moment që është akoma duke u shëruar nuk mund të përfitojë vaksinimin siç e kishte të programuar. Ashtu sic është rekomandimi për personat që e kanë kaluar COVID-N, pra dhe kanë një mbrojtje, vaksinimi shtyhet dhe kryhet në një periudhë më të vonë”-u shpreh specialistja e ISHP.

Preza tregon dhe efektet anësore më të shpeshta që kanë shfaqur të vaksinuarit në Shqipëri.

“Kemi pasur efekte të lehta që ndodhin gjithmonë me çdo lloj vaksinimi pra skuqeje dhe pak dhimbje në krahun ku është aplikuar. Një temperaturë që kalon brenda 24 orëve ose dy ditëve të para, këto kanë qenë kryesish dhe ndonjë dhimbje e lehtë muskujsh ose kyçesh por që kalon”- tha Iria Preza.

Në depon e ftohtë në ISHP dhe në QSUT ka kapacitete frigoriferike për të ruajtur 250 mijë doza të Pfizer. Dy ditë më parë kryeministri Rama tha se brenda shkurtit do të vijnë në Shqipëri mbi 40 mijë doza të Pfizer.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?